Si t’i përkujtojmë viktimat në një botë ku drejtësia është përjashtuar?

Si t’i përkujtojmë viktimat në një botë ku drejtësia është përjashtuar? Në tridhjetë vitet e fundit, edhe dyshuesve më të mëdhenj mund t’u ishin paraqitur prova se sistemi i krijuar për t’u ofruar edhe viktimave më të cenueshme të luftërave në ish-Jugosllavi një lloj drejtësie, si në gjykatat ndërkombëtare ashtu edhe në ato kombëtare, po jep fryte. Sot, edhe optimistët më të mëdhenj duhet të pranojnë se dhunuesit e kësaj bote, udhëheqësit e luftërave, autorët e krimeve dhe ndjekësit e tyre xhuxhë të shpërndarë nëpër botë, po e shkatërrojnë atë sistem në pluhur e hi, tërësisht, strategjikisht dhe me sukses.
Gjatë tridhjetë viteve të fundit ka ekzistuar një bazë institucionale që ushqente bindjen se edhe familja e asaj që me gjasë ishte viktima më e moshuar e Operacionit „Oluja“, 92-vjeçares Sava Llavrniq nga fshati Komiqë, pranë Udbinës në Kroaci – trupi i së cilës, së bashku me trupin e të birit, Petar Llavrniq,65 vjeç, u gjet gjashtë muaj pas Operacionit „Oluja“, i mbuluar nga bora në rrugën ku të dy kishin qëndruar për muaj të tërë – mund të përjetonte, qoftë edhe më vonë, njëfarë drejtësie; nëse jo ndonjë drejtësi tjetër, atëherë të paktën drejtësinë e kujtesës së merituar. Por si mund të ruhet ende sot një bindje e tillë, kur drejtësia institucionale për viktimat e luftës në Kroaci është lënë pas dore prej kohësh, ndërsa ajo ndërkombëtare po shembet si një kështjellë rëre?
Për përkujtimet e Operacionit „Oluja“, ashtu si edhe për narrativat zyrtare dhe ato të pushtetit në Kroaci dhe Serbi, nuk ia vlen më të shpenzohen fjalë. Prej vitesh ato janë interpretime të ngurtësuara dhe drejtpërdrejt të kundërta, të cilat vetëm sa forcojnë armiqësitë e deritanishme dhe nxisin ato të ardhshme. Interpretimet e kundërta të Operacionit „Oluja“ në Kroaci dhe Serbi ndoshta ilustrojnë më së miri se sa pak rëndësi i kushtojnë si Beogradi, ashtu edhe Zagrebi, mirëkuptimit dhe respektit të ndërsjellë. Mjaftonte vetëm pak kompromis për të kuptuar dhe pranuar se interpretimi zyrtar kroat, sipas të cilit „Oluja“ ishte një operacion çlirimtar dhe asgjë tjetër, nuk është as plotësisht i saktë e as plotësisht i pasaktë, po ashtu siç nuk është as plotësisht i saktë e as plotësisht i pasaktë interpretimi zyrtar serb, sipas të cilit „Oluja“ ishte spastrim etnik dhe asgjë tjetër. Por, siç thamë, nuk ia vlen më të shpenzohen fjalë për këtë luftë përmes narrativave zyrtare: nëse tridhjetë vjet nuk kanë qenë të mjaftueshme që autoritetet në
Zagreb dhe Beograd të kuptojnë dhe të pranojnë se, për paqen dhe mirëqenien e qytetarëve të tyre, është jetike të respektojnë, të kuptojnë dhe të vlerësojnë qëndrimet e të dyja palëve, e më pas të gjejnë një rrugë të arsyeshme politike dhe qytetëruese të mesme, atëherë është njëshpresë e kotë të besohet se kjo mund të ndryshojë në të ardhmen. Për më tepër, është më se e qartë se kjo nuk do të ndryshojë, të paktën jo më gjatë brezit tonë. Arsyet për këtë janë krejtësisht të dukshme si në Kroaci, ashtu edhe në Serbi, dhe fatkeqësisht edhe në nivel global.

Kroacia ndodhet në një regres të thellë politik dhe qytetërues. Për të ilustruar gjendjen esotme të mendësisë në Kroaci, mjafton të kujtojmë se Gjykata Komunale për Kundërvajtje nëSplit, rreth njëzet ditë më parë, më 13 korrik, liroi nga propozimi akuzues i policisë një grupveteranësh lufte të Forcave të Armatosura Kroate (HOS), së bashku me komandantin e tyre Marko Skejo, të cilët ishin akuzuar se në vitin 2022, gjatë shënimit të përvjetorit të Operacionit“Oluja“ në Knin, kishin prishur rendin dhe qetësinë publike duke brohoritur përshëndetjenustashe. Skejo, siç kujtojmë, është themeluesi i njësisë së vetme haptazi ustashe gjatë luftës në Kroaci, e cila mban emrin e kriminelit ustash Rafael Boban. Pjesëtarët e kësaj njësie luftuan nën simbole ustashe dhe me uniforma të zeza, duke u deklaruar hapur si ustashë; në YouTubeedhe sot është i disponueshëm një regjistrim i ceremonisë së tyre për shënimin e themelimit të NDH-së më 10 prill 1995, nga i cili kjo është më se e qartë. Skejo është një person me një pamje të dallueshme pa mëdyshje: ai mban në mënyrë demonstrative mustaqe karakteristike të stilit hitlerian. Ky njeri, në një intervistë pas vendimit lirues të gjykatës, e përmblodhi me një fjalitë vetme frymën e kësaj kohe regresive në Kroaci: „Ai që nuk është ‘Për atdhe gati’, ai nuk mund t’i përkasë popullit kroat.“
Prandaj, nuk mbetet më e qartë nëse Kroacia e pavarur u krijua për të qenë një demokraciklasike liberale evropiane, e bazuar në të drejtat e njeriut dhe mbrojtjen e pakicave – dhe pikërisht mbi këtë vizion ajo mori njohjen ndërkombëtare dhe anëtarësimin në NATO dhe në Bashkimin Evropian – apo si një lloj bastardizimi bashkëkohor autoritaro-nacionalist, simbolikisht trashëgimtar i NDH-së. Është e vërtetë se në Kroaci kanë ekzistuar gjithmonë përkrahës të rrugës së dytë, të shndërrimit të së kaluarës ustashe në një të ardhme kërcënuese – por deri më tani, asnjëherë, madje as gjatë luftës, ata nuk kishin arritur të merrnin pushtetin në
nivel kombëtar dhe as të sundonin rrymën kryesore të imagjinatës simbolike të kombit. Por gjatë dy viteve të fundit, që nga zgjedhjet parlamentare të prillit 2024, kur Lëvizja Atdhetare (Domovinski pokret), një forcë politike revizioniste, u bë pjesë e koalicionit qeverisës, kjo ka ndryshuar në mënyrë dramatike: sot Kroacia është një vend i Thompsonit, i riafirmimit të përshëndetjes ustashe, i gënjeshtrave historike, i histerisë antikomuniste dhe antijugosllave, i triumfalizmit të veteranëve dhe i sulmeve ndaj të drejtave të të gjitha llojeve të pakicave. Në kushte të tilla, një përkujtim i arsyeshëm dhe i ndjeshëm ndaj të gjitha viktimave të Operacionit „Oluja“ thjesht nuk mund të merret parasysh. Në raportin e publikuar së fundmi mbi gjykimet e
vitit të kaluar për krimet e luftës, Qendra për Ballafaqimin me të Kaluarën „Documenta“ nga Zagrebi paralajmëroi për një „rënie drastike“ të numrit të gjykimeve të shkallës së parë për krime lufte në Kroaci, pa përmendur këtu as format më të sofistikuara të kulturës së kujtesës.

Do të jetë tashmë një gjë e mirë nëse këtë vit „përshëndetja ustashe ‘Për atdhe gati'“ gjatë shënimit të ardhshëm në Knin „nuk do ta marrë me vete edhe Olujën“, siç shkroi këto ditë gazetarja e njohur veterane kroate Jellena Llovriq, njëra prej të parave që në fund të viteve tetëdhjetë e kishte kuptuar rrezikun e Millosheviqit dhe njëra prej të parave që, në fillim të viteve nëntëdhjetë, kishte dalluar po ashtu rrezikun e ustashizmit në Kroaci.
Kështu, pavarësisht dallimeve, Kroacia po i ngjan gjithnjë e më shumë Serbisë së Vuçiqit, një vend që për fat të keq nuk arrin të dalë nga moçali i një qeverie të korruptuar dhe të dhunshme, dhe që është transformuar në një lloj Bjellorusie ballkanike: një shtet autoritar, me një parti në pushtet të gatshme për dhunë, plot injorancë dhe përbuzje për demokracinë dhe qytetarët e vet, me një kult të imponuar të një udhëheqësi, çmenduria e përhershme e të cilit e publikut është metoda më efektive politike. Sot, Serbia e Vuçiqit është, së bashku me Bjellorusinë, ndoshta i vetmi vend në Evropë që krijon emigrantë klasikë politikë, gra dhe burra
që i shpëtojnë me të drejtë dhunës shtetërore dhe parashtetërore. Në vende të tilla, nuk ka vend për kujtimin e viktimave të luftës, veçanërisht jo për ata nga e ashtuquajtura „ana tjetër“. Në vende të tilla, luftërat, ushtritë dhe regjimet glorifikohen, fitoret e luftës shpiken dhe falsifikohen, dhe vuajtjet dhe jetët e viktimave dhe njerëzve të zakonshëm heshten dhe neglizhohen.
Por të gjitha këto nuk do të ishin të mundura, ose do të ndodhnin në një masë shumë më të vogël, nëse MAGA nuk do ta kishte marrë nën kontroll Amerikën. Më pak se dy vjet pas fillimit të mandatit të dytë të Donald Trumpit, bota po jeton një „déjà vu“ të viteve tridhjetë të shekullit të kaluar në Gjermani. Për drejtësinë e pasluftës, përballjen me të kaluarën dhe demokratizimin
e vendeve të ish-Jugosllavisë, mandati i Trumpit mund të jetë po aq shkatërrues saç ishte makineria luftarake e Hitlerit për Evropën e paraluftës. Është e vërtetë se drejtësia tranzicionale në këtë rajon ka pësuar vitet e fundit goditje të rënda dhe neglizhencë serioze edhe nga Bashkimi Evropian, por arsyet për këtë kanë qenë pragmatike, kurrë parimore; flitej për „lodhjen
nga tranzicioni“ dhe me të drejtë theksohej se Evropa nuk mund ta kryejë punën e shoqërive të rajonit nëse ato vetë nuk e dëshirojnë një gjë të tillë. Sot, megjithatë, që kur pasanikët cinikë të Trumpit diktojnë diskursin global, vetë ideja e drejtësisë dhe e përballjes me krimet e kombit tënd është hedhur poshtë si një leckë e vjetër: empatia është bërë, sipas fjalëve të Elon Muskut,
„dobësia themelore e qytetërimit perëndimor“; forca dhe dhuna, siç u shpreh këshilltari i Trumpit për sigurinë kombëtare Stephen Miller, janë „ligji i hekurt i historisë“, ndërsa migrantët dhe të huajt janë shndërruar në „kafshë“, „dëmtues“, „vrasës“, „përbindësha“ dhe „përdhunues“ „që helmojnë gjakun e vendit tonë“, siç Donald Trump ka zgjedhur të shprehet në disa raste për
emigrantët në SHBA. Amerika e Trumpit, me shërbimin e saj famëkeq të Emigracionit dhe Doganave („Immigration and Customs Enforcement“, ICE), i cili vret në rrugë dhe zgjerohet nga dita në ditë; me qendrat e saj të ndalimit, dhjetëra mijëra deportime të paligjshme, me vrasjet arbitrare në detet e Karaibeve dhe terrorin ndaj shteteve sovrane, nga Venezuela dhe Kuba deri
te Irani, Grenlanda dhe Danimarka; me sulmin e hapur ndaj institucioneve të drejtësisë ndërkombëtare, si Gjykata Ndërkombëtare Penale, dhe me shpërfilljen e trashëgimisë së Tribunalit Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë – kjo Amerikë e Trumpit po bëhet një version bashkëkohor i një regjimi fashist, nën mbrojtjen e tmerrshme të të cilit, ashtu siç ndodhi në Evropë nëntëdhjetë vjet më parë, do të vrapojë si një kafshë shtëpiake çdo diktator i vogël i kësaj bote – dhe diktatorët ballkanikë të këtij rajoni tashmë e kanë bërë këtë. Jemi kthyer në një kohë të cilën antifashistët italianë dhe serbë Antonio Gramsci në vitet njëzet dhe Radomir
Konstantinoviq në vitet nëntëdhjetë e quajtën „kohë e përbindëshave“.

Si të kujtohen dhe të respektohen viktimat në një kohë të tillë, si të ruhet ideja e drejtësisë shoqërore? Institucionet duket se kanë hequr dorë, nëse ndonjëherë kanë përpjekur sinqerisht– madje edhe Bashkimi Evropian, një aleancë shtetesh e krijuar për të ruajtur paqen në Evropë, e cila për tridhjetë vjet ka shërbyer për Ballkanin si një pikë orientimi drejt demokracisë dhe paqes, po shndërrohet në një aleancë ushtarake, qoftë kjo e justifikuar apo jo, qoftë e imponuar apo jo. Paqeruajtësit, antinacionalistët dhe antifashistët mbeten të lënë në duart e tyre – por, përse edhe kjo të mos mjaftojë? Kështu ka shkruar Jellena Llovriq për Kroacinë: „Nëse HDZ-ja e Pllenkoviqit bashkohet plotësisht me autorët e grafiteve ‘Për atdhe gati’, me daullet e ustashizmit dhe nostalgjikët e NDH-së, ndoshta e majta do të duhet sërish ta shpëtojë Kroacinë.“ Ajo, në fakt, e ka shpëtuar një herë më parë: „Ajo udhëhoqi luftën partizane e cila – në kundërshtim me NDH-në – i mundësoi popullit kroat që përfundimin e Luftës së Dytë Botërore ta priste në anën fituese. Trashëgimia e saj janë kufijtë e sotëm shtetërorë dhe Kushtetuta, mbi bazën e së cilës në vitet nëntëdhjetë u realizua pavarësimi i Kroacisë.“
Sot, në pasigurinë nëse do të duhet përsëri të shpëtojë vendet e veta, e majta është e bindur se duhet të shpëtojë humanizmin dhe dhembshurinë njerëzore, të drejtën për kujtesë, për idenë e paqes, demokracisë, të drejtave të njeriut dhe respektit të ndërsjellë. Kujtesën, pra, për 92- vjeçaren Sava Llavrniq dhe djalin e saj 65-vjeçar, Petar Llavrniq, nga fshati Komiqë pranë Udbinës në Kroaci, si dhe për fqinjën e tyre Marija Brkljaç, e cila u dogj e gjallë në shtëpinë e saj – viktima për të cilat askush më nuk dëshiron të dijë asgjë; të ruajë, njëkohësisht, kujtesën për të gjitha viktimat e Operacionit „Oluja“, me respekt, mirëkuptim dhe vlerësim të së vërtetës për të gjitha viktimat e luftës në Kroaci dhe të luftërave të viteve nëntëdhjetë. Këtë dëshirë dhe
këtë vendosmëri, në Deklaratën tradicionale të Kujtesës të këtij viti, me rastin e përvjetorit të Operacionit „Oluja“, e ka formuluar kështu Këshilli Kombëtar Serb (Srpsko narodno vijeće) në Kroaci: „Pavarësisht luftërave të reja që po zhvillohen në mbarë botën dhe zërave që përsëri bëjnë thirrje për armë, pikërisht për shkak të përvojës sonë, 31 vjet të plota pas luftës, ne këmbëngulim në punën për forcimin e kulturës së paqes, në vend që t’u nënshtrohemi këtyre zërave, sepse ne, më shumë se shumë të tjerë, e dimë se ku të çon gjuha e armëve dhe e urrejtjes. Prandaj, sot më shumë se kurrë, mbetemi thellësisht të përkushtuar ndaj paqes,
empatisë së sinqertë dhe mirëkuptimit të vërtetë për vuajtjen e tjetrit, sepse vetëm një kujtesë e tillë, për të cilën bëjmë thirrje, ruan dinjitetin që ajo meriton.“
Përkushtimi ndaj paqes, empatisë së sinqertë dhe mirëkuptimit – një hap i domosdoshëm, njëri ndër shumë të tjerë në rrugën që, herët a vonë, do t’i kundërvërë përbindëshit një kundërshtar të denjë.
Përkthyer nga: Lenka Rabasović
Boris Pavelić (Autonomija/naslovna fotografija: dpa)
Tekst je napisan uz podršku Pro Peace Beograd, u okviru projekta “Jedan dan u mesecu”


STUPS: Mastermind