Skip to main content

RADE ALLEKSIQ: Srgjani im është simbol i bashkimit, dashurisë dhe harmonisë (INTERVISTË)

Građani 02. феб 2024.
8 min čitanja

Kanë kaluar 31 vjet nga vepra heroike e Srgjanit. Më 21 janar 1993, ai kishte parë se në qendër të Trebinjës, në afërsi të stacionit policor, anëtarët e Ushtrisë së Republikës Serbe po rrihnin Allen Gllavoviqin, një boshnjak nga Trebinja, të cilin Srgjani e njihte. Ai iu afrua atyre dhe u tha ta linin të qetë. Më pas ata e sulmuan Srgjanin, e rrëzuan për tokë dhe e rrahën për vdekje me kondakët e pushkëve dhe shkopinjtë ushtarak. Srgjani ra në koma nga e cila nuk u zgjua. Ai ka vdekur gjashtë ditë me pas, në këtë ditë.

“Njoftojmë te afërmit, miqtë, kumbarët, dhe qytetarët e ndershëm se SRGJAN RADOV ALLEKSIQI ynë, duke përmbushur dëtyrën e tij njerëzore, e përfundoi tragjikisht jetën e tij të re në moshën 27 vjeçare..”, ishte shkruar në çertifikatën e vdekjes me kornizë blu në vendlindjen e Srgjanit, Trebinje, më 27 janar 1993. “Ai mbrojti një njeri dhe unë jam krenar për të”, do të thotë më pas Rade Alleksiq, babai i Srgjanit, kur historia për Srgjanin të shkëputet përfundimisht nga konspiracioni i heshtjes dhe të arrijn në opinionin e gjerë rajonal, evropian dhe botëror.

Do të them se ndoshta është historia më e rendësishme që kam treguar në karrierën time si gazetare dhe duke falëmnderuar mikut tim Lubisha Gllushçeviq, “një Trebinjas i këndshëm”, siç thotë axha Rade për të, i cili ma ka përcjellë. Më pas është filmuar dokumentari i RTS-së “Srgjo”, e më pas filmi artistik i bazuar në tregimin e Srgjan Alleksiqit “Rrathët” me regji të Srdan Golluboviqit. Shumë çmime dhe mirënjohje mbajnë emrin e Srgjanit, dhe mes tyre edhe atë rajonal që po e shpërblejmë duke u falëmnderuar miqve tanë nga Parlamenti i Helsinkit të qytëtarëve të Banja Llukës, si dhe partnerëve nga Llupiga nga Zagrebi dhe Institutit malazez të medias.

Në ndërkohë, Novi Sadi ynë, duke falëmnderuar Vojvodinës sonë civile, u bë qyteti i pare në zonën post-jugosllave që i dha një toponim qytetit emrin Srgjan: ai pasazhi veror i preferuar i të rinjve të Novi Sadit në qendër të qytetit, i pari në të dhjathtë nëse hyn në rrugën Zmaj Jovina nga “Katedralja.” Në vitin 2009, saktësisht 15 vjet më parë, në Novi Sad erdhi edhe Rade Alleksiq, për të marrë pjesë në zbulimin e pllakës me emrin e Srgjanit në atë pasazh. Dhe për të na falëmnderuar. Sikur se duhej të na falënderonte për diçka…

“Ju uroj dhe ju te keni një mik në jëtën tuaj në të cilin mund të mbështeteni dhe gjithashtu, ai mik të gjej tek ju po atë mbështetje. I tillë ishte Srgjani. Sot, Novi Sadi është përsëri qyteti im, ju falëmnderoj, tha në atë kohë Rade Alleksiq. Në vitin 2011, kur mori çmimin pas vdekjes për tolerancën për djalin e tij në Baçka Topolë, të cilin ia dhanë liderët e Kuvendit dhe të Qeverisë së Vojvodinës, Rade Alleksiq tha: “Srgjani nuk ishte një hero, por një njeri që mbrojti njeriun.”

Çdo her kur dëgjoja Rade Alleksiqin, kisha ndjenjën se ai fliste për një person mishërohej drejtpërdrejt para nesh nga një tragjedi e lashtë. Ende shtatëlart dhe trupmadh, ish notar, më pas trajner i klubit të basketbollit Leotar nga ditët e lavdisë së tij, i diplomuar në drejtësi, njeri, humanist dhe legjendë nga Trebinja. Edhe tani, edhe pse në moshën 85-vjeçare, axha Rade flet  më me kuptim se shumica dërrmuese. Mendimi i tij nuk ikën dhe nuk endet.

Në fillim të bisedës e pyes si është Allen Glavoviqi, djalin të cilit Srgjani ia shpëtoi jetën dhe që në shenjë mirënjohjeje të pafund, çdo vit i sjell lule në varrin e Srgjanit?

Ishte Allen një muaj më parë. Ai bleu një apartament në Stolac, kështu që shpesh vjen e vrapon në Trebinjë. Ai jeton në Suedi me familjen e tij, fëmijet janë rritur, kanë mbaruar shkollën, jetojnë mirë, vajza është e martuar. Jeta vazhdon…

Dhe si jeni ju me 27 janar?

Çdo vit në këtë kohë e kam të vështirë. Më shqetëson, megjithëse jam i vetëdijshëm për gjithçka. Çfarë thonë njerëzit – vitet kalojnë… Po, po…Por është gjithmonë e re. Më vjen keq që kjo botë, kështu siç është, nuk e kultivon njeriun dhe nuk e kultivon lirinë. Jemi kaq të magjepsur dhe të bllokuar nga politika dhe njerëzit që e drejtojnë atë, saqë jemi futur në një situatë të tillë që brohorasim për luftë. Dhe mesazhi i Srgjanit ishte: Jini kundër çdo të keqeje, dhe veçantërisht kundër luftës.

Çfarë është lufta për ju?

Unë i mbijetova dy luftërave dhe e di si është drejtpëtdrejt. Dhe kur njeriu mendon, lufta është një e keqe që sjell varfëri për shumicën dhe pasuri për individët. Dhe lufta shërben për të pasuruar disa njerëz. Fatkeqësisht, mbi jetën, pronat dhe shëndetin e njerëzve…Po mendoj: çfarë do të ndodhte nëse paratë do të shpenzohëshin, për një mënyrë humane të shpërndarjes së jetës në tokë? Atëherë nuk do të mendonim për parajsën në qiell, por do ta kishim këtu. Por jo. Ne kemi ferr këtu, dhe kjo është arsyeja pse njerëzit besojnë se ata do të shkojnë në parajsë nga ky ferr. Dhe prandaj besimi është i lehtë pët t’u mbajtur, por keqpërdoret, i grind njerëzit dhe i shpie në luftëra.

A kemi kaluar me atë që kishim në vitet nëntëdhjetë, a kemi nxjerr ndonjë mësim nga kjo?

Jo! Ky është trishtim. Fatkeqësisht, sot ka një mur më të madh mes njerëzve, sepse disa histori për ustashët, për çetnikët, e më shumë e më shumë, nxeheshin vazhdimisht. Bota e re përpiqet të takohet, por ngjarjet i prenë, politika i preu, nuk i lejon të takohen. Të rinjtë nga Trebinja punojnë në Dubrovnik dhe kalojnë shumë mirë atje. Por, përsëri, Dubrovnik – Trebinje është një ledhe. Kështu është kudo, për fat të keq. Nuk janë si takimet e njerëzve normalë, ku njerëzit ulen, pinë kafe, ku njerëzit flasin me njëri-tjetrin për diçka, për peshkimin, për sportet, për motin…Por gjithmonë tregime për një luftë fatkeqe. Dhe pastaj më pyesin ndonjëherë nëse ka një të ardhme, kur do të jetë ajo? Unë mendoj se derisa të rinjtë në shkollë, në fillimet e tyre, të kuptojnë se duhet të jenë të lirë, se nuk duhet të varen nga askush, se duhet të kenë mendimin e tyre për gjithçka dhe se duhet të kenë një pyetje për gjithçka dhe se duhet pyesni „pse?“, dhe jo se ata shkojnë në shkollë dhe mësuesi i vlerëson se si e kanë mësuar atë librin e tij. Epo, kjo është shumë e gabuar! Dhe prandaj jemi në këtë situatë, sepse nuk kemi njeri të lirë. Dhe njeriu nuk do ta godasë kurrë njeriun. Dhe nëse të gjithë do të ishim të lirë – atëherë jeta do të ishte parajsë në tokë.

Dhe çfarë është një njeri i lirë për ju?

Për mua, një njeri i lirë është një njeri që ka qëndrimin e tij për jetën, që punon, që jeton nga puna dhe mban familjen. Kush nuk varet nga askush, që mendon dhe vendos vetë. Dhe jo se politika e vendos jetën e tij. Politika duhet të bëjë atë që njerëzit duan, jo anasjelltas.

Pra, ne sot jemi më shumë subjekte sesa njerëz të lirë?

Epo, ne jemi larg lirisë! Sepse çfarë po bëhet? Po hapen vende të reja, të reja dhe të reja për votues të rinj dhe të rinj. Dhe pastaj ata, edhe nëse nuk janë pro asaj politike, e mbajnë atë bukë sepse ai politikani i ka sjellë deri në atë pikë sa varen prej saj. Dhe atëherë njeriu nuk ka zgjidhje tjetër. Dhe ky është sistemi.

Dhe bota as sot nuk na duket shumë mirë… Sikur po përhapet një epidemi e së keqes?

Kur një person fillon të mendojë, atëherë ai nuk mund të mos pyesë veten: a është e mundur që njerëzit t’ia bëjnë vetes këtë? Është sikur një njeri qëllon veten me thikë, torturon veten, personalisht. Kjo është ajo që njerëzimi po bën sot.

foto: RSE

Si do ta shënoni ditën tuaj më të trishtuar sot?

Unë dal në varreza, vijnë më së shumti gazetarë, vijnë disa politikanë… Por publikohet gjithandej. Të paktën kaq…

Ndonëse, për t’iu rikthyer temës së mëparshme, do të doja që të rinjtë të diskutonin mbi temën „Njeriu – liria“. Dhe që të rinjtë të flasin dhe jo unë si i moshuar t’u imponoj përgjigjen e pyetjes se çfarë është liria, por t’i dëgjoj. Por ne nuk i lëmë të flasin. Sepse i kemi inkuadruar me notën që i japim nga 1 në 5 ose nga 5 në 10 në universitet. Nuk jemi të vetëdijshëm se sa është në të vërtetë e keqja e njerëzimit ky vlerësim! Sepse nuk të lejon të kesh qëndrimin tënd, por atë që të përcaktohet duhet ta dish dhe ta mësosh. Prandaj nuk u mësohet liria në shkollë, nuk u jepet liri. Në shkollë, fëmijët duhet të shkëmbejnë mendime me moshatarët e tyre, të konkurrojnë në njohuri. Se si student dua të bëhem krijues, dhe jo thjesht të jem një person i vlerësuar. Edhe një fëmijë i vogël nuk mëson një gjuhë, por e përvetëson atë. Në të njëjtën mënyrë, njeriu do ta kishte më të lehtë të fitonte njohuri nëse do ta merrte me bisedë. Por ata që sundojnë nuk i përshtaten një njeriu të lirë dhe një njeriu që mendon.

Dhe një gjë tjetër dua të them, sepse kam menduar për studentët këto ditë. Nuk u ngritën kurrë kundër diplomave false, kundër blerjes së diplomave. Dhe pikërisht kjo ua merr bukën, i degradon, i bën budallenj dhe i thotë: „Studio, budalla, do të blej një diplomë, do të blej një punë!“ Dhe ata nuk luftojnë për bukën e tyre. Dhe nëse studentët dhe nxënësit do të ishin të lirë, nuk do të kishte diploma false.

Meqë ra fjala, mendoj shumë për njeriun dhe lirinë, se si ndodhi kjo me Srgjanin. Sepse po të mos kisha menduar për njeriun dhe lirinë, do ta kisha pasur të vështirë t’i përballoja të gjitha këto. Por kuptova që njeriu duhet të jetojë, se është luftëtar, se është krijues. Kështu që unë u solla kështu. Dhe është puna që më ka mbajtur të mendoj dhe të mendoj kështu – që të mund të flas me një njeri. Dhe të jem në gjendje të them atë që mendoj. Epo tani, ashtu është…

Duke qenë se rrugët dhe çmimet kanë emrin e Srgjanit, sa do të thotë kjo për ju? Jam i bindur se Srgjani është bërë një simbol universal që është i pathyeshëm dhe që do t’u mbetet këtyre të rinjve tani dhe atyre të rinjve të ardhshëm, në mënyrë që – kur të shohin prapa në të kaluarën – ta dinë se nuk jemi mashtruar të gjithë nga ana e së keqes dhe frikacakëve…

Epo, si gjithmonë. Gjithmonë kishte njerëz të mirë. Përkundrazi, ata janë aq shumë në pakicë sa janë të shtypur. Këtu është një histori e shkurtër. Tre-katër ditë më parë, dy persona bënë një foto në parkun e Trebinjës dhe treguan historinë. Thonë se janë nga Podgorica. Dhe në një moment i pyeta: „A keni kaluar ndonjëherë nga Bulevardi Srgjan Alleksiq?“ Dhe kjo grua, e cila punon në universitetin në Podgoricë, thotë: “Pse jo, unë kaloj aty pothuajse çdo ditë! Jam gjithashtu krenare dhe e lumtur që eci në atë rrugë dhe që mban emrin e Srgjanit!”. Dhe pastaj them: „Unë jam babai i Srgjanit“. Dhe kjo është përgjigja e pyetjes se çfarë do të thotë për mua një rrugë në qytet. Dhe shpesh më ndodh që të dëgjoj një histori për Srgjan dhe pastaj të them se kush jam …

Unë gjithashtu u tregoj të gjithë brezave të studentëve të mi për Srgjanin. Dhe ajo që më befason këndshëm është fakti se një pjesë e mirë e këtyre gjeneratave që kanë lindur në vitin 2002 dhe 2003 e dinë se kush është Srgjani…

Këtu është një tjetër përvojë e shkurtër nga Beogradi, kur isha me të afërmit e mi tre vjet më parë. Ishte muaji janar, moti ishte i ftohtë, por doli të ishte një ditë e bukur. Edhe kunati im shkoi në dyqan dhe unë me të, për të marrë pak ajër të pastër. Hyjmë në rrugën ku është dyqani, e pres përpara dhe rreth 100 metra në anën e majtë të rrugës e shoh që thotë: „Nuk dëshirojmë ndarje, heroi është Srgjan Alleksiq!“ Mund ta imagjinoni se si u ndjeva. Lotët rrodhën… Sepse, mirë, dikush është afër konceptit të bashkimit, konceptit të dashurisë, konceptit të harmonisë. Dhe pastaj më thanë se në atë vend ishte shkruar „Hero Ratko Mlladiq“, kështu që të rinjtë e shënuan dhe e shkruan këtë. Dhe pastaj e pashë të njëjtën gjë në një vend tjetër në Beograd…

Dinko Gruhonjić (Autonomija)

Përkthyer nga: Lenka Rabasović

Teksti është shkruar me mbështetjen e forumit të ZFD Beograd, në kuadër të projektit “Një ditë në muaj”